NËPËR ERË OSHTIN — Bob Dylan
NËPËR ERË OSHTIN
NËPËR ERË OSHTIN — Bob Dylan

NËPËR ERË OSHTIN
Sa rrugë duhet njeriu të çajë Para se ta quajnë njeri? Sa dete duhet pulëbardha të lundrojë Para se në rërë të marrë një sy gjumë? Po, edhe sa herë duhet gjylet të bëjnë kërdinë Para se përgjithmonë t’i ndalojnë?
Përgjigjia, miku im, nëpër erë oshtin Përgjigjia nëpër erë oshtin…
Sa vite mundet mali të qëndrojë në këmbë Para se deti ta gërryej me dhëmbë? Sa vite munden ca njerëz t’ekzistojnë Para se një ditë lirinë t’ua lejojnë? Sa herë mundet njeriu kokën të kthejë dhe të shtiret sikur thjesht s’vë re?
Përgjigjia, miku im, nëpër erë oshtin Përgjigja nëpër erë oshtin…
Sa herë duhet njeriu lart të shikojë Para se qiellin të arrijë ta shohë? Sa veshë duhet njeriu të ketë Para se njerëzve që qajnë t’ju vërë vesh? Edhe sa vdekje do duhen para se të kuptojë Sa shumë njerëz kanë vdekur tashmë?
Përgjigjia, miku im, nëpër erë oshtin Përgjigjia nëpër erë oshtin…
Kënga “Blowing in the wind” — Bob Dylan, (Live On TV, March 1963) Përkthim dhe shqipërim sipas melodisë: Saranda Mehmedi, 2018
메타데이터
- post_id
- 4d08d8efe89d
- slug
- nëpër-erë-oshtin-bob-dylan-4d08d8efe89d
- url
- https://medium.com/@saranda.mehmedi.22/n%C3%ABp%C3%ABr-er%C3%AB-oshtin-bob-dylan-4d08d8efe89d
- canonical_url
- https://medium.com/@saranda.mehmedi.22/n%C3%ABp%C3%ABr-er%C3%AB-oshtin-bob-dylan-4d08d8efe89d
- author_url
- https://medium.com/@saranda.mehmedi.22
- status
- ok
- fetched_at
- 2026-06-28 14:26:31