Intervistë me fotografin Ruzhdi Ibrahimi
Kur ke filluar te merresh me fotografi? Çfar rëndësie ka fotografia për ty?
Intervistë me fotografin Ruzhdi Ibrahimi
Kur ke filluar te merresh me fotografi? Çfar rëndësie ka fotografia për ty?
Me fotografi kam filluar të merrem qyshë në fëmijëri. Qyshë në vitin e parë prindi im kishte një aparat fotografik analog me film të formatit të mesëm dhe tek unë ishte zgjuar kurreshtja duke parë fotografitë bardh e zi. Asokohe babi fotografonte zakonisht njerëz dhe fotografitë bardh e zi ruheshim mirë dhe më kujtojnë akoma një kohë të mënyrës së jetesës asokohe. Më vonë kam kursyer dhe kam blerë shumë heret edhe aparatin e parë fotografik dhe kam fotografuar shumë dhe ato fotografi akoma i ruaj në arkivin tim fotografik me shirita filmi dhe fotografi zakonisht të formatit të vogël. Më vonë dashuria për fotografinë sa vinte e shtohej dhe unë fotografoja zakonisht njerëz dhe natyrën. Pasi që kam ardhur në Zvicër kah fundi i viteve nëntëdhjeta jam marrë me fotografinë bardh e zi dhe në ndërkohë kisha errësuar një dhomë dhe fillova të zhvilloj filmin dhe fotografinë, ndërsa për të larë fotografitë e letrës përdorja banjon dhe fotografitë e letrës (baryt) i vendosja fillimisht në pasqyrë për tia larguar tërësisht lagështirën dhe për ti terur më vonë. Kalimi nga fotografia analoge në fotografinë dixhitale e kam bërë me një hezitim të gjatë por më në fund kam vendosur duke blerë Nikon D300 e më vonë Nikon D850



Foto: Ruzhdi Ibrahimi
Pse zgjodhët që të ndjekni rrugën e fotografit?
Rrugën e fotografisë e kam pasion të vazhdueshëm dhe me kohë kisha zhvilluar imagjinatën që të arrijë që nganjëherë të realizoj fotografi që ngërthejnë një mesath në vehte dhe mund të pëlqehen nga artdashësit dhe të gjithë.
Çfar e bën një fotografi të bukur?
Besoj se pothuajse çdo fotografi ka në vete një mesazh. Sa është ai mesazh i pranueshëm për të tjerët e dëshmon koha. Përderisa ka fotografi të shumta që pas një shikimi shumë të shkurtër zhduken një pjesë shumë e vogël e fotografive i mbijeton kohës. Koha zakonisht e dëshmon se a është një fotografi e mirë apo ka një mesazh shumë kohëshkurtër. Unë mendoj se një fotografi e bënë të bukur pa dyshim në rend të parë drita. Sa më e këndshme është drita për syrin aq më e pranueshme është fotografia. Në rend të dytë zgjedhja e motivit dhe vendosja e subjektit në vendin e duhur në fotografi dhe së fundi mesazhi që përcjell kjo fotografi. Nuk mendoj se fotografia duhet patjetër të jetë teknikisht e përsosur. Por mendoj se fotografia teknikisht e përkryer i ndihmon vrojtuesit që të kuptoj sa më leht mesazhin që e përcjellë një fotografi!




Foto: Ruzhdi Ibrahimi
Sa eshte e veshtire te fotografohet jeta e eger?
Fotografia a jetës së egër ka disa veçanti që dallojnë nga fotografia e zhanreve tjera. Nëse fogotrafia konceptuale ka një përgatitje paraprake në formë të skenarit, dhe fotografia e jetës së egër skenarin e ka në dorë subjekti (shpendi apo kafsha). Ne përpiqemi të fotografojmë në kohën kur drita e diellit është e butë kryessihst në mëngjes apo në kohën para perëndimit të diellit. Por ka ditë që rrezet e diellit mund të jenë të buta edhe gjatë mesditës!
Cilat kafshe preferon ti fotografosh me shume?
Unë preferoj më shumë të fotografoj shpendët e më pak kafshët e egra. Nga shpendët më zgjojnë kurreshtje më shumë të gjihta llojet e shqiponjave!
Cili eshte udhetimi juaj e preferuar ku dhe keni bere fotografi te ndryshme nga jeta e kafsheve?
Udhëtimi që më ka lënë më së shumëti gjurmë ishte udhëtimi për safari në Kenia që u realizua nga dhjetë fotograf shqiptar të jetës së egër në fundin e muajit shkurt të këtij viti. Të përjetosh natyrën me kafshë të egra si në zanafillën e saj është një përjetim i kandshëm dhe të kthen në kohë mbrapa. Mosprekja e natyrës dhe bashkëjetesa e jetës së butë me jetën e egër është akoma i mundur në shumë vende në Afrikë. Ishte një përjetim e çmueshëm për të gjithë fotografët dhe i pasur me përjetime e shumë shkrepje!




Foto: Ruzhdi Ibrahimi
Cilin lloj të kamerës perdor?
Unë tani përdor Nikon D850 dhe dy objektiv Nikkor 500mm 5.6 PF dhe Nikkor 70–200mm f 2.8, Nikkor 24–70mm f 2.8 si dhe për fotografi Makro Nikkor 105 f2.8
Çfar aplikacione përdor për editimin e fotografive?
Për editimin e fotografië unë përdor Lightroom Vers. 6.00 ndërsa për finalizimin e fotografisë e përdorë DeNoise AI.
Si e komentoni Fotografinë në trojet shqiptare, sa mendon se ka arrit me u zhvillu?
Konsideroj se fotografia nga fotografët shqiptar nga trojet shqipfolëse dhe jasht sajë kanë arritë një nivel të kënaqshëm dhe janë në rrugë të mbarë por vetëkënaqësia është armiku më i madh në fotografi. E tëra arrihet me punë të vazhdueshme dhe mendoj se fotografët shqiptarë duhet të bashkëpunojnë më shumë në grupe!
Cili është Fotografi, artisti juaj i preferuar?
Mundë të flas vetëm për fotograf të jetës së egër! Për mua fotografi më i preferuar shqiptar i jetës së egër është padyshim Jetmir Troshani. Një fotograf nga Shkodra që jeton në Amerikë. Ai është i angazhuar pandalë që të arrijë nivele më të larta në fotografinë e jetës së egër. Ai kultivon një bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të fotografëve shqiptarë dhe të huaj. Udhëton në shumë vende të botës për fotografi dhe me të kam një bahkëpunim vëllazëror!
Ndonje keshille per ata qe sapo kane filluar me fotografine?
Për ata që synojnë të nisin shtegun e fotografisë i preferoj që para se të nguten të bëjnë aparate fotografike të kushtueshme të merren me vehten dhe të zhvillojnë imagjinatën. Fotografia e ka burimin nga imagjinata jo nga aparati fotografik. Në fakt ai është i domosdoshëm për të realizuar fotografinë por gjeneza e një fotografie të bukur buron nga imagjinata individuale!
Ruzhdi Ibrahimin mund ta ndiqni në: www.instagram.com/ruzhdiibrahimi




Foto: Ruzhdi Ibrahimi
메타데이터
- post_id
- 63cfcbd3bb2b
- slug
- intervistë-me-fotografin-ruzhdi-ibrahimi-63cfcbd3bb2b
- url
- https://medium.com/@fotohoot/intervist%C3%AB-me-fotografin-ruzhdi-ibrahimi-63cfcbd3bb2b
- canonical_url
- https://medium.com/@fotohoot/intervist%C3%AB-me-fotografin-ruzhdi-ibrahimi-63cfcbd3bb2b
- author_url
- https://medium.com/@fotohoot
- status
- ok
- fetched_at
- 2026-07-27 09:00:14