← Back to list

Të jesh i keq sepse mundesh, është bërë diçka e zakonshme, por të jesh i mirë sepse do dhe duhet…

Romani i Dostojevskit, di të jetë tejet i koklavitur dhe i mundishëm, por ama se te zhvesh si qenie njerëzore deri në neuronin e fundit…

Valbonaramadani · 2023-01-07 11:36 · 0 claps · 3.0 min read
#books-and-authors #dostojevski #idiota #recensioni #recensione
Open on Medium ↗
Wiki topics: NEU · Neuroscience LIT · Literature & Writing 📟 · Gadgets & IoT

Të jesh i keq sepse mundesh, është bërë diçka e zakonshme, por të jesh i mirë sepse do dhe duhet, atëherë te gjithë të thërrasin 'IDIOT'

Romani i Dostojevskit, di të jetë tejet i koklavitur dhe i mundishëm, por ama se te zhvesh si qenie njerëzore deri në neuronin e fundit, kjo është e pakontestueshme.

Një morri personazhes, më në krye me Mishkin, nis aventura e radhës së lexuesit të tij. Mishkin një i ri epileptik rus, zhvendoset nga Zvicra ku kishte shkuar për kurim, në Rusi për shkak të një trashëgimie. Atje, si për fat (ndoshta mision), e gjen veten në mesin e një shoqërie elitare, dhe përballet me çdo gjë të mundshme që një rreth i tillë të ofron. Dashuria e tij me Allgajën, shpëtimi i Nastasias nga rrethi vicioz mashkullor, dhe vetvetja, sepse duhej shpëtuar, refuzimi, vrasja, vdekja, janë të gjitha këto procese që çdo njeri në botë edhe mund t'i kenë ndodhur. Dallimi qëndron te pjesa se si gjithkush do të kishte vepruar, apo vetëm pakkush do ta kishte bërë atë që bëri Princi jonë, Mishkin.

Ngjarjet dhe rrjedhën e tyre po jua lë juve lexues. Këtu, do të ndajë vetëm ato dilema ezkistenciale që do të ju ndihmojnë (ndoshta) në zbërthimin e porosisë, dhe që mundi juaj të mos ju shkojë dëm.

Mishërimi i princit me Krishtin: Këtë e shohim në çdo hap që hedh ai, duke u vetëflijuar për një të mirë më të madhe. Duke mos patur paragjykim ndaj askujt, edhe pse të gjithë kishin gabuar, kishin gabuar edhe ndaj tij, as nuk gjykoi. Vetëflijimi shkonte përtej aktit të faljes dhe dënimit, arrinte mëshirën hyjnore.

Naiviteti: Për miliarda vite, janë disa ndjenja që pavarësisht evolimit njerëzorë, nuk janë çrrënjosur nga shpirti i njeriut. Prandaj ky liber i shkruar në 1868, është akoma aktual. Shoqëria do të vë gishtin nga ti, edhe po qe shenjtorë, pas kësaj do të të quajnë, naiv, idiot. Nuk guxojnë (nga qyqarllëku) të të quajnë as edhe të padjallëzuar. Vetëm e vetëm se duhet të bësh gjënë e duhur.

Femra: Femra vazhdon të quhet e përdalë, pavarësisht faktit se, e tillë u shndërrua nga meshkujt. Nastasia Filipovna, figura kryesore rreth të cilës çdo ngjarje do të nis dhe shuhet, pikërisht për shkak të saj. E braktisur, e përdhunuar, e robëruar, dhe në fund e shitur (fejuar, për një sasi parash). Por, ajo gjeti shpëtim në çdo vuatje, me vetedukim, dhe forcë, luftoi dhe manipuloi çdo mashkull, që në jetën e saj e pa atë vetëm si objekt seksual. Dhimbja e saj, e kishte shkatërruar deri në atë nivel, saqë edhe princi i shumëpritur, nuk arriti ta shpëtojë. Iku deri në vetshkatërrim. Dhe lloji tjeter i femrës, që kish patur fat të rritej në një familje fisnike dhe të edukohet, por edhe të zgjedh mashkullin që i rrin për shtat famijes së saj dhe prestigjit. Nuk përjashtohet çdo femer, apo mashkull me çdo profesion. Dallojë këto dy karaktere sepse do të jenë gratë me rol kyresor në roman. Pavarësisht, autori, tregon vetëm shënjestrimin e shoqërisë ndaj femrës, por ai vet (nëse është vet princi), është munduar që ta sheh femrën për atë që ajo është. Por, vonë, shumë vonë, erdhi ai.

Pafajësia dhe faji: Te Krim dhe Ndëshkim, por edhe këtu shihet kjo filozofi, me çka vë vulen ai vet, Dostojevski. Privimi nga liria është një lehtësim për ndërgjegjen e autorit të krimit. Ndonjëherë dënimi më i madh që mund t'i mbetet njeriut është dënimi që i vjen nga ndërgjegja e tij. Do të kërkojë fshehjen e fajësisë ndaj çdo personi që në ndonjë moment të jetës i bëhet i afërt. Ky është rasti i Nastasias, por edhe Rogozhinit. Ky i fundit lirohet nga burgu, dhe kushtëzohet me punë të detyruar, por ama a e fitoi lirinë e tij? (Ju lutem, mos e krahasoni, me psikopatë dhe sociopatë, flas për ata që kryejnë një krim dhe kanë brejtje të ndërgjegjes, si Raskollinkov te Krim dhe Ndëshkim). I tillë (si në atë që shkruhet në kllapat më lartë) është Ganja, intrigant, lëpirës dhe zhvatës, përfitues në çdo situatë që i jepet mundësia.

Vdekja: A është e mundur që procesi më natyrorë, të mungojë në këtë kryevepër?! Vdekja natyrale, vrasja dhe vetëvrasja, ezekutim me gijotinë. Kush më mirë se Fjodor Dostojevski, për të përshkruar momentet e fundit të jetës. (Lexo biografinë e tij).

E mira dhe e keqja: Ah Sokrati! Kurr nuk arritëm të japim definiconin absolut të këtyre dy termeve, por ama kursesi të mos i ndahen veprës në fjalë. A ishte i mirë princi, a veproi mirë, çka ishte e keqe, çka është e keqja? Secili me përfundimet e veta, por diçka është e sigurt, asnjëri prej nesh nuk do të mund të pajtohet më atë çka tjetri vlerëson të duhur dhe të gabuar.

E mira absolute, duhet të jetë hynore, sepse njerëzit janë të gabueshëm.


메타데이터
post_id
9bb070f09f32
slug
të-jesh-i-keq-sepse-mundesh-është-bërë-diçka-e-zakonshme-por-të-jesh-i-mirë-sepse-do-dhe-duhet-9bb070f09f32
url
https://medium.com/@valbonaramadani20/t%C3%AB-jesh-i-keq-sepse-mundesh-%C3%ABsht%C3%AB-b%C3%ABr%C3%AB-di%C3%A7ka-e-zakonshme-por-t%C3%AB-jesh-i-mir%C3%AB-sepse-do-dhe-duhet-9bb070f09f32
canonical_url
https://medium.com/@valbonaramadani20/t%C3%AB-jesh-i-keq-sepse-mundesh-%C3%ABsht%C3%AB-b%C3%ABr%C3%AB-di%C3%A7ka-e-zakonshme-por-t%C3%AB-jesh-i-mir%C3%AB-sepse-do-dhe-duhet-9bb070f09f32
author_url
https://medium.com/@valbonaramadani20
status
ok
fetched_at
2026-07-26 07:10:32