← Back to list

Tenderat e AKSHI-t: Pengmarrje, kërcënime dhe ndikim politik

Në Tiranën e fasadave digjitale, ku suksesi i qeverisë matet me numrin e shërbimeve online, dhe shkëlqimin e Diellit, një dosje voluminoze…

shteg.org · 2025-12-24 20:57 · 0 claps · 1.8 min read
#akshi #public-procurement #digital-state #justice #cybersecurity
Open on Medium ↗
Wiki topics: 🔒 · Cybersecurity

Tenderat e AKSHI-t: Pengmarrje, kërcënime dhe ndikim politik

Credits: shteg.org — Kutia e Pandorës së AKSHI-t

Credits: shteg.org — Kutia e Pandorës së AKSHI-t

Në Tiranën e fasadave digjitale, ku suksesi i qeverisë matet me numrin e shërbimeve online, dhe shkëlqimin e Diellit, një dosje voluminoze e Prokurorisë së Posaçme ka grisur velin e propagandës.

Një dosje voluminoze e Prokurorisë së Posaçme ka hedhur dritë mbi një rrjet kriminal të lidhur me biznesin, politikën dhe policinë.

Hetimet dokumentojnë ekzistencën e një celule kriminale, që dyshohet se është drejtuar nga biznesmeni Ergys Agasi, i cili përmes lidhjeve politike dhe nepotizmit, kishte vendosur nën kontroll hierarkinë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ku tenderat e teknologjisë nuk fitoheshin përmes aftësive teknike, por përmes lidhjeve politike, nepotizmit dhe, në raste ekstreme, me pistoleta në kokë dhe fenelina policie.

Hetimet zbuluan se zyrtarë të lartë të AKSHI-t, përfshirë Drejtoreshën Mirlinda Karçanaj dhe zv/drejtoresha Hava Delibashi, firmosnin fitues të paracaktuar. Po ashtu, zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, dyshohet të jetë përfshirë në rrjetin kriminal.

Nga dhjetori 2024 deri në shtator 2025, kompania e dyshuar EA Solution arkëtoi rreth 29 milionë euro nga tenderat e AKSHI-t.

Hetimet tregojnë fiksimin e tenderave, vendosjen e kritereve të veçanta për kompanitë e preferuara dhe përdorimin e dhunës për të përmbysur çdo pengesë.

Rasti që çeli kutinë e Pandorës ishte pengmarrja e Gerond Meçes, biznesmen dhe aksioner i disa kompanive teknologjike, paraditen e 12 gushtit 2025.

Një fuoristradë e zezë me xhama të errët dhe fenelina policie të sajuara i preu rrugën. Meçe u detyrua, nën kërcënimin e armëve, të tërhiqte ankime të kompanisë së tij ndaj tenderave të AKSHI-t, duke zbuluar një rrjet të mirëorganizuar kriminal.

Përveç hetimeve të Prokurorisë, ekspertët dhe raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) kanë ngritur shqetësime mbi mënyrën e tenderimit të AKSHI-t që, sipas Opendata, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për periudhën 2019–12 dhjetor 2024 ka realizuar 1,122 transaksione me vlerë totale prej 6.64 miliard lekë (~ 68.837.903 euro).

Ekspertët e sigurisë dixhitale paralajmërojnë se ky rrjet nuk rrezikon vetëm fondet publike, por integritetin e sistemit digjital të shtetit dhe sigurinë kombëtare.

Ndërkohë, Agasi dhe Beqiri janë në arrati, ndërkohë Prokuroria e Posaçme akuzon drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësen e saj, Hava Delibashi, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që kishte për qëllim përvetësimin e tenderave të AKSHI-t, duke treguar kështu se një rrëmbim që u krye në një paradite të zakonshme në Tiranë, zbuloi një botë ku krimi, policia, politika dhe biznesi i teknologjisë ndërthuren frikshëm, e duket se gjithçka komandohej nga ai që ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj e konsideronte si një ndërmjetës mes politikës dhe grupeve kriminale.


메타데이터
post_id
c0c44d2a06f2
slug
https-shteg-org-tenderat-e-akshi-t-pengmarrje-kercenime-dhe-ndikim-politik-c0c44d2a06f2
url
https://medium.com/@shteg-org/https-shteg-org-tenderat-e-akshi-t-pengmarrje-kercenime-dhe-ndikim-politik-c0c44d2a06f2
canonical_url
https://medium.com/@shteg-org/https-shteg-org-tenderat-e-akshi-t-pengmarrje-kercenime-dhe-ndikim-politik-c0c44d2a06f2
author_url
https://medium.com/@shteg-org
status
ok
fetched_at
2026-07-31 03:19:29