Erjon Tusha (T-SOFT): “Pa rrezikuar nuk arrin asgje!”
Nje aplikacion per sherbime shendetesore qe vjen nga eksperienca personale.
Erjon Tusha (T-SOFT): “Pa rrezikuar nuk arrin asgje!”
Nje aplikacion per sherbime shendetesore qe vjen nga eksperienca personale.
Ne fillim te 2016, me disa miq ishim ne Oher, njeri prej tyre pesoi nje problem shendetsor e ne mes te nates na u desh te kerkonim nje farmaci. Ne mes te nates farmacite qe ne u dinim vendndodhjen ishin mbyllur, nderkohe qe ne s’po gjenim te tjera per shkak te veshtiresive me gjuhen. Rastesisht nje shqiptar i Maqedonise na ndihmoi duke na sugjeruar farmacine e nates qe kishte turnin ate nate. Dicka e ngjashme duhet t’i kete ndodhur edhe Erjonit ne Vjene, eksperience te cilen mendoi ta ktheje ne sipermarrje. Diplomuar ne Inxhinieri Software dhe eksperience te gjate si freelancer, Erjoni sot na tregon historine e tij dhe te sipermarrjes se tij ne Tirane.
A mund te pershkruash veten dhe ate qe ben ne jo me shume se 5 fjali?

Erjon Tusha
Quhem Erjon Tusha dhe jam Inxhinier Softwar-i ne Shqiperi. Per disa vite kam punuar ne organizata nderkombetare. Prej pak kohesh kam themeluar t-soft, kompani qe ofron zgjidhje software nderkohe qe po pergatitemi edhe per lancimin e nje aplikacioni mobile, i cili ofron sherbim mbeshtetur ne lokacionin e perdoruesit.
Cili eshte problemi qe zgjidh startupi juaj?
Aplikacioni te cilin jemi ne prag te lancimit, gjen farmacite rreth teje, te ofron informacion mbi barnat ne gjendje, cmimin, orarin, vleresimin, komunikim direkt me farmacistin nderkohe qe kemi dhe projekte te tjera te cilat po i testojme.
Ideja fillestare lindi per te ofruar te gjithe sherbimet shendetesore rreth vendndodhjes se nje perdoruesi, ku vendndodhjen, aplikacioni e gjen si pasoje e GPS ne pajisjen celulare. Ne fillim puna nisi ne kete drejtim nderkohe qe skeptiket e krahasonin me Google Maps. Ne asnje moment nuk e ndalova punen me idene e ngulitur se nese ofron sherbime te nevojshme per nje segment te caktuar, do te kete vend edhe per aplikacionin e t-soft sic ka edhe per Yelp, Forsquare dhe Google.
Si lindi ideja?
Rreth nje vit me pare ndodhesha ne Vjene me sherbim, pa pritur ne mes te nates nuk ndjehesha mire. Nuk njihja njeri ne Vjene, nuk dija ku te drejtohesha. Me duhej te gjeja sherbimin shendetsor me te afert (edhe nje farmaci bente pune). Nuk dija sa larg ndodhej, sa do te kushtonte apo nese ata do te me ndihmonin apo do te me drejtonin diku tjeter per sherbim me te specializuar. Pikerisht si ne nje nga fabulat shqiptare, aplikacioni i pare i t-soft lindi ate nate nga nevoja. Nderkohe qe kisha nisur punen, nuk reshtja se konsultuari idene, disa here mora keshillen e fokusimit ne vetem njerin nga sherbimet. Per kete, nje ndihme te rendesishme ka dhene takimi me sipermarresin dhe themeluesin e Priceline.com, Jeff Hoffman (Sjelle ne Shqiperi nga Swiss Entrepreneurship Program). Nje sipermarres i kalibrit te tij besoi tek ideja ime por nderkohe edhe me bindi te fokusohem ne nje sherbim te vetem, te vecante i cili ne te ardhmen te kthehet ne piken e forte te kompanise. Tashme jemi ne fazen e testimit me kliente reale. Pas lancimit, synojme minimalisht hapjen ne tregun rajonal, duke targetuar edhe te huajt, si une ne Vjene (qesh).
Cili eshte mesimi me i rendesishem qe keni mesuar gjate rrugetimit tuaj?
Duhet te rrezikosh! Asnjehere mos u rehatoni me ate cka keni. Rrezikoni te hidhni hapin e rradhes perndryshe do te qendroni ne vend. Shpesh fale guzximit jam futur edhe ne rruge te veshtira te cilat jo gjithnje me kane nxjerre atje ku kam deshiruar. Gjeja me e rendesishme jane mesimet e marra nga keto eksperienca dhe guximi per te levizuar e bere gjera te reja. Keto mesime kane ndihmuar te jem ketu ku jam sot.
Gjate eksperiences sime profesionale mund te tregoj nje rast ku per hir te eksperiences punoja i nenpaguar. Ne momentin qe gjykova se mund te nderroja punedhenes, u futa ne kerkim dhe gjeta nje pune te re me page me te larte. Pas intervistes dhe premtimit te punedhenesit te ri per punesim, u dorehoqa nga puna e pare. Ne punen e re nuk fillova kurre… keshtu nisi periudha me e keqe qe kam kaluar ndonjehere. Prandaj eshte shume e rendesishme qe gjate cdo situate, sidomos kur rrezikoni per te ecur para, te mos i merrni gjerat e mireqena. Guxoni! Por kur e beni, beni dhe detyrat e shtepise. Puna e rradhes mund te them qe eshte me e mira deri tani, pa llogaritur sipermarrjen, (qesh).
Gjate ketij rrugetimi, kur jeni gjendur ne udhekryq per te marre vendime ne lidhje me kompanine, a keni kerkuar/gjetur ndihme?
Shpesh kam punuar si freelance, por t-soft lindi kur numri i puneve u shtua aq shume sa mendova ta zyrtarizoja ne nje kompani te strukturuar. Per kete arsye pranova ftesen per aplikime nga Programi i Vetepunesimit i PNUD. Por ky vendim ishte i paraprire nga shume dyshime, sidomos per pergjgjesite qe te ndjekin. Keshtu vendosa ta hedh hapin sepse me joshi ideja e mbeshtetjes se Programit te Vetepunesimit per nje mentor personal gjate nje periudhe 1 vjecare, me te cilin shpresoj te ruaj marredheniet edhe me tej. Nderkohe qe cdo dite futem me thelle ne sipermarrje, kam vene re se edhe organizata, nder to edhe Swiss EP, ne ekosistem ofrojne ndihme per sipermarresit e rinj. Kjo eshte dicka e mire per ne sepse na ndihmon te krijojme kontakte me sipermarres dhe profesioniste te fushave te ndryshme te cilet kane eksperiencen ne anen e tyre.
Cfare do ti keshillonit nje sipermarresi ne hapat e para (ose nje te riu qe deshiron te filloje nje sipermarrje)?
Edhe se ende jam ne fillimet e mia une dy keshilla mund t’i jap, si sipermarres i ri per sipermarresit e ri:
Rreziko sepse perndryshe nuk do te arrish asgje!
Nese kerkojme lirine, si te rinj qe jemi, duhet te ngreme dicka tonen, duke punuar per dike, kurre nuk do ta kemi liri qe mund te keni kur punojme per te veten tone.
Personalisht, gjeja qe me pelqen me shume eshte liria, nuk qendroj dot ne hapsira te mbyllura per 8 ore… dhe si sipermarres kam aq shume gjera per te bere sa nuk e kam me kete problem, nderkohe qe punoj (pothuajse asnjehere me pak se 8 ore) ne vende te ndryshme.
Askush nuk duhet te mendoje se paraja fitohet lehte, duhet shume pune e mund per te fituar para, por kenaqesia qe vjen per cdo qindarke te fituar eshte e madhe. Paraja e fituar lehte, iken akoma me lehte.
메타데이터
- post_id
- efe781507ea5
- slug
- erjon-tusha-po-nuk-rrezikove-nuk-arrin-asgje-efe781507ea5
- url
- https://medium.com/entrepreneurship-albania/erjon-tusha-po-nuk-rrezikove-nuk-arrin-asgje-efe781507ea5
- canonical_url
- https://medium.com/entrepreneurship-albania/erjon-tusha-po-nuk-rrezikove-nuk-arrin-asgje-efe781507ea5
- author_url
- https://medium.com/@Entrepreneurship.Albania
- status
- ok
- fetched_at
- 2026-07-30 14:19:38