KPUTJE — Saranda Mehmedi
KPUTJE — Saranda Mehmedi

“Bukuria e shpirtit”, 2021, Laura Makabresku (1987)
KPUTJE
Në fillim m’u kputën telat e zanit e u munova me e përcjellë dhimbjen — hala po përcillem, veç dhimbja asht po aty tuj ulërit ma shumë ma shumë në zgavrën e pafund të brendisë sime — tashma të zezë.
Masanej m’u kput zemra! Kjo zemër që kish duru si toka trokun e kuajve u kput siç kput dora e një fëmije nji lule të sapoçelme pranvere.
E m’jankput edhe kambët, kam mbet e gjunjëzume para dhimbjes si nji lis para nji rrfeje.
E veç lisi mundet me e marrë n’gji nji rrfe.
Shifëm — jam e tana dritë.
Saranda Mehmedi, Prill 2025, poezi e pabotume.
메타데이터
- post_id
- fb5af4dbbec7
- slug
- shifëm-saranda-mehmedi-fb5af4dbbec7
- url
- https://medium.com/@saranda.mehmedi.22/shif%C3%ABm-saranda-mehmedi-fb5af4dbbec7
- canonical_url
- https://medium.com/@saranda.mehmedi.22/shif%C3%ABm-saranda-mehmedi-fb5af4dbbec7
- author_url
- https://medium.com/@saranda.mehmedi.22
- status
- ok
- fetched_at
- 2026-06-26 03:39:16